Pamje dramatike vijnë pas përplasjeve gjatë protestës studentore në Tiranë, ku dhjetëra të rinj shfaqen të lidhur dhe të shtrirë në tokë.
Sipas raportimeve për SYRI-n, pamjet e rënda nga trajtimi çnjerëzor dyshohet se janë nga komisariatet në Tiranë, por ende nuk ka konfirmime zyrtare, ajo që është e deri tani e vërtetë është se pamjet janë në Tiranë, dhe ngrenë shqetësime të forta për shëndetin e të shoqëruarve nga policia e shtetit. Në disa raportime nga gazetarët e terrenit dhe qytetare të shumtë thuhet se njerëz të paidentifikuar po rrëmbejnë të rinj në rrugët e Tiranës dhe po i dërgojnë në ambiente të paidentifikuara.
Ngjarjet vijnë në ditën e tretë të revoltës studentore, ku të rinjtë kanë dalë në rrugë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Rrethanat e plota të shoqërimeve, arsyet e mbajtjes së të rinjve në këto ambiente dhe kushtet në të cilat po trajtohen kërkojnë sqarim nga autoritetet përkatëse.
© SYRI.net
VIDEO/ Sulmojnë konviktet në QS të maskuar me shkopinj dhe gurë, studentët: Nuk janë protestues
EMRI/ Plumba në Tiranë, plagoset me armë 45-vjeçarin në Shkozë, autori në kërkim
Mesazhe alarmante nga Qyteti Studenti dhe në Tiranë/ Të rinjtë denoncojnë rrëmbime dhe dhunë, kërkojnë të mos lëvizin vetëm