Protesta/ “Studentët dhe gjimnazistët janë forcat më të kulturuara”, Artan Fuga: Qeveria duhet të kuptojë pa humbur kohë se sot kërkohet zgjidhje politike madhore
Një 45-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkozë, në rrugën “Hulo Hajderi”, në Tiranë.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, një 43-vjeçar, Ervis Qose, i cili dyshohet se e plagosi pas një konflikti për motive të dobëta.
I plagosuri, Dod Legisi, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit E. Q., rreth 43 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:00, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin D. L. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna intensive për kapjen e 43-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në komunikatën e policisë.
Top Channel