Ministria e Shëndetësisë: 14 protestues dhe 26 policë në spitalin e traumës

15 Tetor 2026 | 23:50

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, vizitoi gjatë mbrëmjes të lënduarit gjatë protestës së sotme, të cilët po marrin trajtim në Spitalin Universitar të Traumës.

Ministrja u informua mbi gjendjen e tyre shëndetësore, përfshirë atë të efektivit të Policisë, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale të suksesshme dhe do të vijojë trajtimin nën kujdesin intensiv. Ndërsa protestuesja E.P. paraqitet aktualisht në parametra shëndetësorë të qëndrueshëm dhe po ndiqet në dinamikë nga ekipi mjekësor.

Gjatë protestës së sotme, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej 46 persona të lënduar, të cilët kanë marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ekipi mjekësor multidisiplinor ka trajtuar 14 protestues. Katër të mitur kanë marrë trajtimin e nevojshëm në prani të psikologut klinik.

Nga 26 efektivët e Policisë të paraqitur dhe trajtuar në SUT, dy prej tyre vijojnë të qëndrojnë në spital. Spitali Universitar i Traumës vijon të jetë i angazhuar për garantimin e kujdesit shëndetësor për çdo person të lënduar, me profesionalizëm dhe përkushtim. SUT mbetet në krye të detyrës, në shërbim të çdo qytetari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shoqatat e biznesit kërkojnë mbrojtjen e pronës, Dhoma e Tregtisë: Shkatërrimi i papranueshëm

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat e biznesit, ka reaguar përmes një deklarate ndaj akteve të dhunës dhe dëmtimit të pronës...
18:00 | 15/10/2026

Begaj reagon për protestat: Dhuna nuk është zgjidhje, bëj thirrje për dialog dhe qetësi

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas përshkallëzimit të protestave në Tiranë, duke dënuar aktet e dhunës dhe duke bërë thirrje për qetësi, maturi...
17:16 | 15/10/2026

Studimi: Bizneset në Evropë të kërcënuara si kurrë më parë

Sipas një raporti të bërë nga Euronews , shkalla e kërcënimeve kibernetike që ndikojnë në bizneset e Evropës është e shumëfishtë. Sipas një ankete të...
17:06 | 15/10/2026