Video e publikuar në media/ Boçi: Dhunë dhe trajtim çnjerëzorë

Video e publikuar në media/ Boçi: Dhunë dhe trajtim çnjerëzorë

23:51, 15/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me pamjet që, sipas tij, tregojnë trajtimin e të rinjve dhe studenteve të arrestuar në ambientet e komisariateve të policisë. Boçi e cilëson atë që shfaqet në video si çnjerëzore dhe të papranueshme, ndërsa ngre akuza ndaj efektivëve të policisë dhe qeverisë për mënyrën e trajtimit të tyre. Ai kërkon gjithashtu përgjegjësi institucionale, duke e lidhur ngjarjen me akuzat e tij për dhunë dhe autoritarizëm nga ana e pushtetit.

Reagimi:

Shikoni çfarë trajtimi mizor, makabër, çnjerëzor që i bëhet në dhomat e komisariateve të rinjve e të rejave studente të arrestuar! Shikoni si bëjnë sehir qentë e regjimit që quhen policë!

Çfarë skene e tmerrshme?!!!! Të ngjan se po sheh një dhomë Auschwitz-Birkenau, apo Mauthauzen-i apo dhomat e hetuesve komunistë.

Kjo është revoltuese, krejt e papranueshme. A s’jemi në diktaturë?!!! Çfarë prove duhet ta vërtetojmë?!! Ky kërma kryeministër e lëtyrat e tij dalin e thonë që duam t’i dëgjojmë studentët!!!

Zoti Kryeministër kjo video do ju përndjekë gjithë jetën. Askush nuk ka për të ta falur! Zot mos i fal, se ata e dinë se ç’po bëjnë!!! E bëjnë për pushtetin e tyre.

Po insitucionet ku janë?!!! Kjo është ulëritse!!!

Dilni njerëz e ta shporrim këtë dhunues serial. Aty mund të ishte fëmija juaj!!!!


  src="https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2223862705139005&show_text=true&width=400"
  width="400"
  height="700"
  style="border:none;overflow:hidden"
  scrolling="no"
  frameborder="0"
  allowfullscreen="true"
  allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share">

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco