Policia për pamjet e të ndaluarëve: Nuk janë në komisariat, por në një institucion shtetëror ku tentuan të hynin

16 Tetor 2026 | 00:08

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me një video të publikuar në rrjetet sociale u shfaqen disa adoleshentë të ndaluar nga policia gjatë protestave të ditëve të fundit.

Në një njoftim zyrtar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë sqaron se personat që shfaqen në pamje nuk ndodheshin në dhomat e shoqërimit të komisariateve apo në ambientet e bllokut të sigurisë.

Sipas policisë, videoja paraqet momentin e parë të neutralizimit të personave në flagrancë, në një prej institucioneve shtetërore ku ata dyshohet se po tentonin të hynin.

REAGIM I  PLOTË DREJTORISË VENDORE TË POLICISË TIRANË

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, Policia e Tiranës sqaron opinionin publik se: Personat e shfaqur në videon e publikuar në media nuk janë në dhomat e shoqërimit në komisariate apo në dhomat e bllokut të sigurisë, por janë në momentin e parë të neutralizimit në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një nga institucionet shtetërore ku tentonin të hynin dhe ku po sulmonin punonjësit e Policisë. Më pas, ata janë shoqëruar në komisariat nga shërbimet e Policisë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, identifikohet dhe shpallet në kërkim 43-vjeçari

Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e Shkozës në Tiranë, pas një konflikti që dyshohet se ka ndodhur për motive...
23:58 | 15/10/2026

Iljazaj për protestën e studentëve: Jo polici por zgjidhje politike

Pedagogu dhe analisti Elvis Iljazaj ka komentuar përshkallëzimin e protestave në Shqipëri, duke argumentuar se pakënaqësia e të rinjve nuk mund të shpjegohet vetëm me...
22:53 | 15/10/2026

Berisha publikon pamje nga brenda komisariateve: Trajtim çnjerëzor i studentëve të arrestuar

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shpërndarë disa pamje që tregojnë personat e arrestuar gjatë protestës në komisariate, duke i cilësuar ato si torturë...
22:51 | 15/10/2026