Aktualitet

Aktet e dhunës në protesta, 180 të shoqëruar!

Përshkallëzimi i protestave për të tretën ditë radhazi në Tiranë dhe përhapja në të tjera qytete, policia shoqëron 180 protestues në kryeqytet. Janë shënuar përplasje të ashpra fizike ndërsa pati përdorim masiv të gazit lotsjellës e ujit me presion, si dhe sulme, zjarrvënie e plaçkitje ndaj institucioneve publike dhe bizneseve private.

16 protestuesit e arrestuar në ditën e parë të protestës (13 tetor), sot dalin para gjykatës për masën e sigurisë. Ndaj tyre rëndojnë 8 vepra penale, si “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”.

Policia e Shtetit reagoi rreth disa pretendimeve se në radhët e bluve janë angazhuar efektivë nga Serbia për menaxhimin e protestës së djeshme. Në një reagim zyrtar i mohon kategorikisht, duke i cilësuar si të pavërteta dhe dashakeqe. Sipas institucionit, përhapja e informacioneve të tilla synon të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale e cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

Pak orë pas përfundimit të ditës së tretë të protestës, kryeministri Edi Rama inspektoi dëmet e shkaktuara në kryeqytet. Shefi i qeverisë vizitoi në këmbë zonën përballë Piramidës, ku gjatë protestës së një dite më parë protestuesit dogjën një prej kioskave dhe shkulën pllakat e trotuarit.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.