Aktualitet

Protesta, Policia e Tiranës sqaron videon e personave të neutralizuar!

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë reagoi pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku disa persona të neutralizuar nga efektivët, shfaqen të shtrirë përtokë. Policia sqaroi se ata nuk ndodheshin në dhomat e shoqërimit të komisariateve apo në  të bllokut të sigurisë, por bëhej fjalë për momentin e parë të neutralizimit në flagrancë.

Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur në një prej institucioneve shtetërore ku personat po tentonin të hynin dhe referuar autoriteteve, po sulmonin punonjësit e Policisë. Bëhet e ditur se pas neutralizimit, personat u shoqëruan në komisariat nga shërbimet policore.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, Policia e Tiranës sqaron opinionin publik se: Personat e shfaqur në videon e publikuar në media nuk janë në dhomat e shoqërimit në komisariate apo në dhomat e bllokut të sigurisë, por janë në momentin e parë të neutralizimit në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një nga institucionet shtetërore ku tentonin të hynin dhe ku po sulmonin punonjësit e Policisë. Më pas, ata janë shoqëruar në komisariat nga shërbimet e Policisë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.