Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Tiranë!

Plagosje me armë zjarri në zonën e Shkozës, në Tiranë. I plagosur mbeti shtetasi Dodë Legisi. 45 vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Autori i dyshuar u identifikua dhe u shpall në kërkim nga policia. Dyshohet se ngjarja e mbrëmshme pasoi një konflikt të çastit për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në rrugën “Hulo Hajderi”, ku shtetasi D.L., rreth 45 vjeç, dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga shtetasi E.Q., rreth 43 vjeç.

Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan menjëherë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e 43-vjeçarit, si dhe hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.