‘Revoltë e akomuluar’, Andoni: Rama ka humbur kontratën sociale me qytetarët, t’i thërrasë arsyes

08:41, 16/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për analistin dhe gazetarin Ben Andoni ajo që po ndodh në vendin tonë, nuk është më një protestë porse një revoltë e madhe e akomuluar ndër vite për shkak të vështirësive socio-ekonomike.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’, Andoni si një person i prekur edhe vetë nga gazi lotsjellës i hedhur nga Policia, tha se ishte një reagim i ashpër nga autoritetet ligjzbatuese.

Sipas Andonit, revolta studentore dhe e gjimnazistëve tregon se kryeministri e ka humbur kontratën sociale, pasi kjo tregon pabarazinë e madhe.

Andoni theksoi se përballë këtij realiteti që Rama e ka humbur, ndaj kryeministri duhet t’i thërrasë arsyes.

Më ka kapur gazi i policisë nsë dy vende, ishte vërtet i frikshëm. Reagomi ishte i ashpër nga policia. Ka një masë të madhe stratigrafike njerëzish që s’e dallon dot të miturin nga moshat e tjera. Organizim i paqartë i policisë, Rama në vend që të dalë në mëngjes e të futet në streha me presidentin që është i vonuar, s’e përfaqëson unitetin e popullit më.

Të shikojë se është revoltë e mirëfilltë, ka edhe fëmijë që në disa momente e tepronin. Rama ka humbur kontratën sociale, është revoltë, s’është më protestë. Mbledh një zemërim të pafund me pabarazinë e madhe. E pamundur që ke dy zëvendëskryeministra të akuzuar, që e kanë katandisur këtë vend si e kanë katandisur.

Rama s’arrin të kuptojë që ka njerëz që mezi llogarisin fundin e miajit, të respektohen nga meritokracia, nxënësit e studentët kanë nevojë për modele. Ne s’kemi autoritetet moral. S’dalin komunitete fetare e t’i besosh, autoritetet nga akademia e shkencave e t’i besosh, këtë realitet Rama e ka humbur, duhet t’i thërrasë arsyes nëse i ka ngelur arsye. Njerëzit s’kanë nevojë për deklarata patetike por për ndryshim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco