Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protesta/ Gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin dhe protestojnë në qytet, përplasen me policinë

    Sulmet në protestë/ 40 të lënduar te Trauma! 4 të mitur mes 16 protestuesve dhe 26 efektivë, 2 ende në spital 

    Protestat e dhunshme/ Mes koshave që digjen e kangjellave, turistët largohen nga Tirana

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Sulmet në protestë/ 40 të lënduar te Trauma! 4 të mitur mes 16 protestuesve dhe 26 efektivë, 2 ende në spital 
    Aktualitet

    Sulmet në protestë/ 40 të lënduar te Trauma! 4 të mitur mes 16 protestuesve dhe 26 efektivë, 2 ende në spital 

    October 16, 2026
    Sulmet në protestë/ 40 të lënduar te Trauma! 4 të mitur mes 16 protestuesve dhe 26 efektivë, 2 ende në spital 

    40 të lënduar janë paraqitur te Spitali i Traumës mbrëmjen e së enjtes që shënoi ditën e tretë të protestës në Tiranë. Prej tyre janë trajtuar 14 protestues, mes të cilëve 4 të mitur ku ka qenë i pranishëm edhe psikologu, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

    26 të tjerët janë efektivë, nga të cilët dy ndodhen ende në spital. Ministrja Klodiana Spahiu shkoi vetë në spital për të vizituar të lënduarit.

    Njoftimi i plotë:

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, vizitoi pak minuta më parë të lënduarit gjatë protestës së sotme, të cilët po marrin trajtim në Spitalin Universitar të Traumës.

    Ministrja u informua mbi gjendjen e tyre shëndetësore, përfshirë atë të efektivit të Policisë, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale të suksesshme dhe do të vijojë trajtimin nën kujdesin intensiv.

    Ndërsa protestuesja E.P. paraqitet aktualisht në parametra shëndetësorë të qëndrueshëm dhe po ndiqet në dinamikë nga ekipi mjekësor.

    Gjatë protestës së sotme, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej 40 persona të lënduar, të cilët kanë marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

    Ekipi mjekësor multidisiplinor ka trajtuar 14 protestues. Katër të mitur kanë marrë trajtimin e nevojshëm në prani të psikologut klinik.

    Nga 26 efektivët e Policisë të paraqitur dhe trajtuar në SUT, dy prej tyre vijojnë të qëndrojnë në spital.

    Spitali Universitar i Traumës vijon të jetë i angazhuar për garantimin e kujdesit shëndetësor për çdo person të lënduar, me profesionalizëm dhe përkushtim.

    SUT mbetet në krye të detyrës, në shërbim të çdo qytetari.

    16 protestues të lënduar 26 efektivë të lënduar 40 të lënduar dhuna në protesta efektivë policie përplasje me policinë protesta e opozitës Protesta në Tiranë protestues siguria publike Spitali i Traumës të lënduar në protestë të mitur të lënduar të shtruar në spital tensionet në Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protesta/ Gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin dhe protestojnë në qytet, përplasen me policinë

    October 16, 2026

    Sulmet në protestë/ 40 të lënduar te Trauma! 4 të mitur mes 16 protestuesve dhe 26 efektivë, 2 ende në spital 

    October 16, 2026

    Protestat e dhunshme/ Mes koshave që digjen e kangjellave, turistët largohen nga Tirana

    October 16, 2026

    Protestat në Tiranë, Rama: Kjo flamë nuk është studentore, por e duarve të huaja që s’e duan Shqipërinë në BE!

    October 16, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.