Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës së mesme në Lushnje, arrestohet 31-vjeçari

    Gjermania dhe Franca gati për rregulla të reja në industrinë automobilistike

    Protesta/ Gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin dhe protestojnë në qytet, përplasen me policinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës së mesme në Lushnje, arrestohet 31-vjeçari
    Aktualitet

    Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës së mesme në Lushnje, arrestohet 31-vjeçari

    October 16, 2026
    Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës së mesme në Lushnje, arrestohet 31-vjeçari

    Një 31-vjeçar është arrestuar në Kolonjë, pasi u kap me doza heroine dhe kokaine, të dyshuara se ishin për shitje. Arrestimi u krye në afërsi të një shkolle të mesme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontigjenti”, pas një hetimi njëmujor.

    Sipas policisë, i riu, i arrestuar edhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, posedonte gjithashtu një automjet luksoz tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 mijë euro, që dyshohet se e kishte përfituar nga aktiviteti kriminal.

    Njoftimi i policise

    Finalizohet si rezultat i një hetimi njëmujor, operacioni i koduar “Kontigjenti”. Goditet një tjetër tentativë për të shitur droga të forta, në afërsi të shkollave të mesme.

    Me doza Heroine dhe Kokaine me vete, gati për shitje, arrestohet në afërsi të një shkolle të mesme në Kolonjë, 31-vjeçari, i arrestuar dhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

    31-vjeçari posedonte një automjet me vlerë 50 000 euro, i dyshuar produkt i veprimtarive në këtë fushë.

    Sekuestrohen automjeti dhe sasitë e lëndëve narkotike Heroinë dhe Kokainë, ndarë në doza.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i një hetimi proaktiv, të kryer në koordinim me Prokurorinë, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi, në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin e koduar “Kontigjenti”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë, në afërsi të një shkolle të mesme në Kolonjë, shtetasi M. S.(K.), 31 vjeç, banues në Kolonjë.

    Gjatë kontrollit fizik, 31-vjeçarit iu gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike Heroinë dhe Kokainë, gati për shitje. Më tej, gjatë kontrollit në banesën e tij, u konstatua se posedonte 1 automjet tip “Audi SQ8” me vlerë rreth 50 000 euro, të cilin dyshohet se e ka përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    31-vjeçari arrestim në Lushnjë heroinë kapja e drogës kokainë lufta kundër drogës Lushnjë narkotikë në Shqipëri operacion policor policia e shtetit posedim narkotikësh pranë shkollës së mesme shpërndarja e lëndëve narkotike Siguria në shkolla trafik droge
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës së mesme në Lushnje, arrestohet 31-vjeçari

    October 16, 2026

    Gjermania dhe Franca gati për rregulla të reja në industrinë automobilistike

    October 16, 2026

    Protesta/ Gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin dhe protestojnë në qytet, përplasen me policinë

    October 16, 2026

    Sulmet në protestë/ 40 të lënduar te Trauma! 4 të mitur mes 16 protestuesve dhe 26 efektivë, 2 ende në spital 

    October 16, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.