• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

BIRN: Policia humbi kontrollin gjatë revoltës studentore, ekspertët kritikojnë reagimin e uniformave blu

by Sport Sport
October 16, 2026
in Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Politike
BIRN: Policia humbi kontrollin gjatë revoltës studentore, ekspertët kritikojnë reagimin e uniformave blu
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Reagimi i Policisë së Shtetit gjatë tri ditëve të revoltës studentore në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit ka ngritur pikëpyetje mbi aftësinë e saj për të menaxhuar situatat e tensionuara. Sipas ekspertëve të sigurisë dhe ish-drejtuesve të lartë të policisë, ndërhyrjet kanë shfaqur probleme operacionale, duke kaluar nga përdorimi i forcës së konsideruar joproporcionale te tërheqja nga terreni dhe mungesa e kontrollit në disa zona të kryeqytetit. Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbrojtur veprimet e efektivëve, duke deklaruar se janë ndjekur procedurat standarde dhe se përballë situatave të tilla nuk ekziston një “e mesme e artë”.

Protestat, të cilat nisën pas disa muajsh tubimesh paqësore kundër qeverisë, u përshkallëzuan këtë javë në një revoltë masive të studentëve dhe gjimnazistëve për kushtet e arsimit, koston e jetesës dhe dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Propagate mes protestuesve dhe policisë u shoqëruan me përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe me sulme, zjarrvënie dhe dëmtime të institucioneve publike e bizneseve private. Gjatë ditës së tretë, protestat u përhapën edhe në Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Kamëz dhe Krujë, ndërsa Kuvendi anuloi seancën plenare. Bilanci i tri ditëve të protestave Sipas të dhënave të bëra publike nga policia, protesta e së martës përfundoi me 23 persona të shoqëruar, 16 të arrestuar dhe 49 të tjerë të proceduar.

Gjatë përplasjeve u lënduan gjashtë efektivë policie, një gazetare dhe të paktën 13 qytetarë që kërkuan ndihmë mjekësore.

Të mërkurën, më 14 tetor, protestues të maskuar sulmuan me gurë, kapsolla dhe kokteje molotovi institucione shtetërore, dëmtuan filiale bankash e biznese private dhe sulmuan Komisariatin e Policisë nr. 2.

Gjatë ngjarjeve u dogj një automjet policie dhe u dëmtuan tre mjete të tjera. Policia njoftoi se për ngjarjet e së mërkurës u arrestuan në flagrancë 55 persona, mes tyre dy të mitur, ndërsa 98 të tjerë u proceduan penalisht. Disa prej të dyshuarve akuzohen edhe për vjedhje të bankave dhe arkave të kursimit.

Të enjten pasdite, kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, bëri të ditur se gjatë 72 orëve të tensioneve ishin plagosur 71 punonjës policie, disa prej tyre me dëmtime të rënda. Gledis Nano: Menaxhimi i situatës ishte problematik Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, e cilësoi problematik menaxhimin e situatës, duke theksuar se, pavarësisht se dhuna dhe sulmet ndaj bizneseve janë të patolerueshme, policia kishte mundësi të parandalonte përshkallëzimin. Sipas tij, policia disponon informacion operativ dhe duhet të jetë e përgatitur për zhvillimet e mundshme gjatë protestave. Ai kujtoi se ekzistojnë protokolle të qarta, nga paralajmërimet me zë deri te përdorimi i ujit dhe gazit lotsjellës, si dhe rregulla për lëvizjen e efektivëve në terren. Nano kritikoi veprimet e disa punonjësve që, sipas tij, shkëputeshin nga kordoni policor dhe godisnin protestuesit me shkopinj gome. Ai i cilësoi këto sjellje si joprofesionale, duke i lidhur me mungesën e trajnimit dhe profesionalizmit, dhe jo domosdoshmërisht me urdhra të dhënë nga drejtuesit.

“Policia e Shtetit e ka mundësinë të ndalojë përshkallëzimin e dhunës, nuk mund të them se cilat janë arsyet që nuk është vepruar”, u shpreh Nano, duke e konsideruar mënyrën e reagimit të policisë të çuditshme dhe të pakuptueshme. Ish-drejtuesi i FNSH-së: Policia nuk kishte kontroll mbi territorin Një ish-drejtues i policisë dhe i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i cili kërkoi të mbetej anonim, tha për BIRN se situata mund të ishte menaxhuar më mirë.

Sipas tij, mungesa e ndërhyrjes në momente të caktuara la hapësirë për vandalizëm dhe dëmtime, veçanërisht pas shpërndarjes së protestuesve.

“Policia nuk kishte kontroll fare mbi territorin; s’po them në gjithë qytetin, por në atë që njihet si Unaza e Vogël”, u shpreh ai. Ish-drejtuesi theksoi se përgjegjësia nuk i takonte vetëm FNSH-së, por edhe policisë së komisariateve, e cila duhej të ishte e pranishme në rrugë dhe e gatshme të ndërhynte për të parandaluar aktet e dhunës. Shehu: Dhuna joproporcionale nuk justifikohet Romario Shehu, studiues i Programit të Sigurisë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), i lidh problemet e reagimit policor me vështirësi më të thella strukturore brenda institucionit. Sipas tij, perceptimi publik se policia funksionon si “zgjatim i pushtetit ekzekutiv” ka dëmtuar besimin dhe legjitimitetin e saj. Ai përmendi gjithashtu shqetësime që lidhen me sistemin e gradave, mungesën e meritokracisë, mbështetjen e pamjaftueshme psiko-sociale dhe orët e gjata të punës. Shehu vlerësoi se lodhja, presioni psikologjik dhe sulmet fizike mund të ndikojnë në vetëkontrollin e efektivëve, por theksoi se këta faktorë nuk e justifikojnë përdorimin joproporcional të forcës. Sipas tij, qetësia, komunikimi dhe vetëkontrolli duhet të mbeten pjesë e profesionalizmit policor edhe kur protestuesit shfaqen të dhunshëm.

Ai e cilësoi përplasjen mes të rinjve dhe policisë si shenjë të një krize më të thellë shoqërore dhe institucionale, të lidhur me besimin te shteti dhe marrëdhënien mes autoritetit publik dhe qytetarëve.

“Është e dhimbshme të shohësh video ku policët dhunojnë të rinj, por po aq e papranueshme është të shohësh të mitur që dhunojnë punonjës policie”, u shpreh Shehu, duke nënvizuar se marrëdhënia armiqësore mes palëve tregon një problem që shkon përtej protestës.

Skënder Hita mbron operacionin policor Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mohoi që gjatë tri ditëve të protestave të ketë pasur ndryshime të pajustifikuara në qasjen policore apo mangësi në planin operacional.

Ai deklaroi se drejtuesit ishin në lartësinë e detyrës dhe se policia nuk i përket asnjë partie politike. Hita argumentoi se përdorimi i gazit lotsjellës ishte i pashmangshëm përballë sulmeve me gurë ndaj efektivëve, duke kundërshtuar kritikat për reagimin e policisë në ditën e parë dhe për mungesën e angazhimit të saj në ditën e dytë.

“Nuk e pa njeri sa gurë përballoi policia ditën e parë dhe të gjithë u ankuan vetëm për reagimin me forcë të policisë. Ditën e dytë ankohen se policia ishte më pak aktive”, deklaroi Hita për BIRN.

Previous Post

Të rinjtë në Lezhë në protestë, thirrje gjimnazistëve: Bojkotoni mësimin

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

BIRN: Policia humbi kontrollin gjatë revoltës studentore, ekspertët kritikojnë reagimin e uniformave blu

BIRN: Policia humbi kontrollin gjatë revoltës studentore, ekspertët kritikojnë reagimin e uniformave blu

October 16, 2026
Të rinjtë në Lezhë në protestë, thirrje gjimnazistëve: Bojkotoni mësimin

Të rinjtë në Lezhë në protestë, thirrje gjimnazistëve: Bojkotoni mësimin

October 16, 2026
Tirana 3 ditë në flakë/ Rama: Fajin e ka opozita! Duar të huaja në këtë protestë!

Tirana 3 ditë në flakë/ Rama: Fajin e ka opozita! Duar të huaja në këtë protestë!

October 16, 2026
Horoskopi për sot, 20 shtator 2026/ Dashuria, financat dhe energjia për 12 shenjat

Horoskopi i ditës, 16 tetor 2026: Parashikimi për të gjitha shenjat

October 16, 2026
Kthjellime dhe vranësira të pakta, si do të jetë moti sot në Shqipëri

Kthjellime dhe vranësira të pakta, si do të jetë moti sot në Shqipëri

October 16, 2026
Panik në Tiranë/ Civilë pa shenja identifikuese marrin me forcë protestuesin dhe e fusin në furgon

Panik në Tiranë/ Civilë pa shenja identifikuese marrin me forcë protestuesin dhe e fusin në furgon

October 16, 2026
Reagon Policia/ Ja e vërteta e lajmeve që qarkullojnë

Reagon Policia/ Ja e vërteta e lajmeve që qarkullojnë

October 16, 2026
Adriatik Lapaj: Ja si mund të dalim nga kjo situatë!

Adriatik Lapaj: Ja si mund të dalim nga kjo situatë!

October 15, 2026
Revolta e protestuesve/ Bushati: Pak kanë bërë! Këta njerëz i kanë vjedhur e përdhu*uar

Revolta e protestuesve/ Bushati: Pak kanë bërë! Këta njerëz i kanë vjedhur e përdhu*uar

October 15, 2026
Korreshi nxjerr PAMJET: Tmerr! Ja si trajtohen protestuesit në komisariate nga policia!

Korreshi nxjerr PAMJET: Tmerr! Ja si trajtohen protestuesit në komisariate nga policia!

October 15, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Aksident në Berat/ Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet, i plagosuri dërgohet te Trauma

    Aksident në Berat/ Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet, i plagosuri dërgohet te Trauma

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kush është krahu i djathtë i Tërmet Peçit i arrestuar për “Vjosën”? Si e fali Prokuroria pak muaj më parë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Lirojini!”/ Tensione në protestën e të rinjve në Korçë, protestuesit godasin shefin e Komisariatit, ka të shoqëruar (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL