Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe tentoi ta godiste me thikë, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër
Një 39-vjeçar është arrestuar këtë të premte nga Policia e Shkodrës, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe tentoi ta godiste me thikë.
Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë A. D., 39 vjeç, pasi në banesën e tij, në lagjen “Partizani”, ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses për motive që ende nuk janë bërë të ditura.
Ndërkohë, bashkëjetuesja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në një banesë në lagjen “Partizani”, shkuan menjëherë në këtë banesë. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u kap në banesë, shtetasi A. D., në momentin që po tentonte të godiste me thikë bashkëjetuesen e tij.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 39 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shtetasja e dëmtuar është është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
U kap me doza kokainë në afërsi të një shkolle, vihet në pranga 17-vjeçari në Vlorë
Protesta në Korçë, dy të arrestuar dhe 23 të proceduar penalisht
Protesta në Lezhë, të rinjtë thyejnë xhamat e një gjimnazi! Shkulin edhe sinjalistikën rrugore (VIDEO)
- 09:36 U kap me doza kokainë në afërsi të një shkolle, vihet në pranga 17-vjeçari në Vlorë
- 09:29 Protesta në Korçë, dy të arrestuar dhe 23 të proceduar penalisht
- 09:22 Maduro dhe gruaja e tij paraqiten në gjykatë, mohojnë akuzat për kryerjen e torturës
- 09:22 Protesta në Lezhë, të rinjtë thyejnë xhamat e një gjimnazi! Shkulin edhe sinjalistikën rrugore (VIDEO)
- 09:07 Rusia ndërton bazë gjigante për dronët reaktivë për 6 javë, ekspertët: Sfidë e re për Ukrainën dhe NATO-n
- 08:56 Gjermania: 50 milionë euro për të riparuar centralin bërthamor të Çernobilit