Një 31-vjeçar është arrestuar në Kolonjë të Lushnjës, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave të mesme.
Në kuadër të operacionit të koduar “Kontigjenti”, policia arrestoi në flagrancë shtetasin me inicialet M. S. (K.), banues në Kolonjë.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën doza të dyshuara kokaine dhe heroine, të ndara dhe të gatshme për shitje.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit, u konstatua se ai posedonte edhe një automjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 mijë euro. Automjeti u sekuestrua, pasi dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.














