E premte, 16 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dhuna gjatë protestës, arrestohen 2 persona në Korçë dhe procedohen 23 të tjerë, 15 prej tyre të mitur

Dy persona janë arrestuar në flagrancë dhe 23 të tjerë janë proceduar penalisht pas akteve të dhunës gjatë protestës së zhvilluar më 15 tetor në qytetin e Korçës. Mes personave të proceduar, 15 janë të mitur.

Sipas Policisë, gjatë tubimit, dhjetëra pjesëmarrës, disa prej tyre të maskuar, kanë hedhur gurë, pllaka guri dhe sende të forta metalike në drejtim të institucioneve shtetërore dhe pronave publike. Gjithashtu, punonjësit e Policisë janë përballur me akte dhune dhe kundërshtim nga grupet e protestuesve.

Reklamë

Si pasojë e incidenteve, janë dëmtuar godinat e Bashkisë së Korçës, Drejtorisë Arsimore, universitetit “Fan S. Noli” dhe gjimnazit “Raqi Qirinxhi”. Dëmtime janë shkaktuar edhe në kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistikën rrugore.

Në vijim të hetimeve, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, janë arrestuar shtetasit F. L., 21 vjeç, banues në Voskop, dhe O. K., 19 vjeç, banues në Bilisht. Ndërkohë, 23 persona të tjerë janë proceduar penalisht, 15 prej të cilëve të mitur.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në akte dhune ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.