Aktualitet

Bojkot mësimit në Lezhë, një grup nxënësish tenton të hyjë në bashki!

Një pjesë e nxënësve në Lezhë, kryesisht nga gjimnazi “Hydajet Lezha”, kanë bojkotuar mësimin duke dalë në protestë.

Burime nga terreni tregojnë se situata është tensionuar, pasi të rinjtë kërkojnë të hyjnë në sheshin para Bashkisë së Lezhës, ndërsa janë përballur me forcat e policisë.

Për arsye sigurie, uniformat blu mbajnë të rrethuar disa prej institucioneve kryesore. Policia ka shtuar masat e sigurisë, ndërsa nxënësit vijojnë protestën.

Edhe në Kamëz e Gramsh ka bojkot mësimi.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.