Protestë sërish në Korçë në orën 10:00, policia blindon institucionet dhe gjimnazet

16 Tetor 2026 | 09:39

Në orën 10:00 është paralajmëruar një tjetër protestë në qytetin e Korçës, një ditë pas tensioneve dhe përplasjeve që shoqëruan tubimin e djeshëm.

Ndryshe nga dita e djeshme, këtë mëngjes forca të shumta policie janë vendosur pranë institucioneve publike dhe në gjimnazet e qytetit, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Masat e shtuara vijnë pas ngjarjeve të djeshme, ku pati bllokim të rrugëve dhe dëmtime në disa institucione, ndërsa 25 persona u shoqëruan në polici dhe dy të rinj u arrestuan.

Mbetet për t’u parë nëse protesta e paralajmëruar për orën 10:00 do të zhvillohet dhe nëse do të ketë sërish tensione në qytet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kap me doza kokainë në afërsi të një shkolle, vihet në pranga 17-vjeçari në Vlorë

Një 17-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Vlorës. Arrestimi i tij ka ardhur pas ii mituri u kap me doza kokainë...
09:36 | 16/10/2026

Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe tentoi ta godiste me thikë, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

Një 39-vjeçar është arrestuar këtë të premte nga Policia e Shkodrës, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe tentoi ta godiste me thikë. Sipas...
09:35 | 16/10/2026

Protesta në Korçë, dy të arrestuar dhe 23 të proceduar penalisht

Dy persona janë vënë në pranga dhe 23 të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me incidentet eregjistruara një ditë më parë në protestën e studentëve...
09:29 | 16/10/2026