Bota Botë e Çuditshme

Turma në Hong Kong presin në radhë për të parë një pikturë të Van Gogh-ut, shfaqet për herë të parë pas 6 dekadash!

Një pikturë e artistit të famshëm holandez Vincent van Gogh, e cila nuk është ekspozuar publikisht për më shumë se 60 vjet, ka tërhequr turma vizitorësh në Hong Kong. Vepra, e titulluar Châtaigniers en fleurs (Gështenjat në lulëzim), është ekspozuar para se të dalë në ankand këtë fundjavë në Nju Jork.

Van Gogh e realizoi pikturën në fshatin francez Auvers-sur-Oise, rreth dy muaj para vdekjes së tij në vitin 1890. Shtëpia e ankandeve Sotheby’s vlerëson se vepra mund të shitet për rreth 180 milionë dollarë, ose afërsisht 155 milionë euro. Nëse arrihet kjo shumë, piktura do të vendoste një rekord të ri për çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë në ankand për një vepër të Van Goghut.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.