Një 39 vjeçar u arrestua në flagrancë në Shkodër, i dyshuar se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses që tentoi ta godasë me thikë në banesë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani”, ku blutë ndërhynë pas njoftimit për dhunë në familje.
Njoftimi i plotë:
Shkodër/Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e dhunës në një familje.
Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe tentoi ta godiste me thikë, në banesë, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë dhe arrestohet 39-vjeçari.
Sekuestrohet thika.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në një banesë në lagjen “Partizani”, shkuan menjëherë në këtë banesë. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u kap në banesë, shtetasi A. D., në momentin që po tentonte të godiste me thikë bashkëjetuesen e tij.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 39 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shtetasja e dëmtuar është është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.