344 kuti me lëndë piroteknike, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë! Policia: Dyshohet se do t’iu shiteshin protestuesve

16 Tetor 2026 | 10:04

Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi ka ardhur pasi në një banesë u zbuluan të magazinuara lëndë piroteknike të kontrabanduara. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se lëndët piroteknike do t’iu shiteshin pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit.

“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Fireëorks”. Zbulohet një banesë ku ishin magazinuar lëndë piroteknike të kontrabanduara, dyshohet për t’ua shitur pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, arrestohet 24-vjeçari. Sekuestrohen 344 kuti me lëndë piroteknike të ndryshme, me vlerë rreth 40 000 euro.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që kishte magazinuar në banesë sasi të konsiderueshme lëndësh piroteknike, me qëllim përdorimin për qëllime të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Fireëorks”. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E. R., 24 vjeç.

Nga kontrolli në katin e parë të banesës së 24-vjeçarit, në rrugën “Jargavani”, u gjetën 344 kuti me lëndë piroteknike, që dyshohet se ky shtetas ua furnizonte personave të maskuar e të dhunshëm gjatë protestave të tri ditëve të fundit.

Vijojnë kontrollet dhe veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis protesta edhe në Shkodër, të rinjtë marshojnë drejt fakulteteve, bëjnë thirrje për bojkot

Ka nisur edhe në Shkodër protesta studentore. Studentët janë nisur nga sheshi “Nënë Tereza” dhe kanë marshuar drejt Fakultetit të Drejtësisë dhe atij Ekonomik, ku...
10:04 | 16/10/2026

Të rinjtë e Fushë-Arrëzit në protestë, kërkojnë të drejtat e tyre dhe kundër reformës Territoriale

Të rinjtë dhe nxënësit e Fushë-Arrëzit kanë bojkotuar mësimin për t’u ngritur në protestë. Ata kanë dalë në rrugë për të kërkuar mbrojtjen e të...
09:59 | 16/10/2026

Gjimnazistët në Elbasan bojkotojnë mësimin dhe dalin në protestë (VIDEO)

Ka nisur mëngjesin e sotëm protesta në Elbasan, ku të rinjtë, kryesisht gjimnazistë, kanë lënë shkollën dhe kanë bojkotuar mësimin, duke dalë në revoltë. Sipas...
09:51 | 16/10/2026