Një 44-vjeçar i dënuar më parë për vrasje, është arrestuar në Gjirokstër, pasi i janë gjetur 2 armë dhe kokainë.
Sipas njoftimit të policisë 44-vjeçari i kishte fshehur në banesë.
Njoftimi i plotë:
Gjirokastër/Finalizohet operacioni i koduar “Historiku”.
Kishte fshehur në banesë 2 armë dhe një sasi Kokaine, vihet në pranga një shtetas i dënuar më parë, për vrasje.
Sekuestrohen arma e zjarrit (pistoletë) me municion, arma sportive dhe lënda narkotike.
Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe punës operative, me objektiva mbikëqyrjen e shtetasve me precedentë penalë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, finalizuan operacionin e koduar “Historiku”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrollet u konstatua se 44-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje, mbante pa leje, në banesën tjetër të tij, në fshatin Majkosh, Tepelenë, 1 armë zjarri (pistoletë) me municion dhe 1 armë sportive. Gjithashtu, në banesë iu gjet një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë






Komente
Komento