Policia e Shkodrës ka parandaluar një rast dhune ku një 39-vjeçar ka dhunuar dhe ka tentuar të godasë me thikë bashkëjtuesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, ku efektivët pas marrjes së njoftimit i kanë shkuar në banesë dhe kanë arrestuar 39-vjeçarin duke i sekuestruar thikën.

Njoftimi i plotë:

Shkodër/Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e dhunës në një familje. 

Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe tentoi ta godiste me thikë, në banesë, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë dhe arrestohet 39-vjeçari.   

 Sekuestrohet thika.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në një banesë në lagjen “Partizani”, shkuan menjëherë në këtë banesë. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u kap në banesë, shtetasi A. D., në momentin që po tentonte të godiste me thikë bashkëjetuesen e tij.  

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 39 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Shtetasja e dëmtuar është është jashtë rrezikut për jetën.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë