Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kishte fshehur armë dhe kokainë në banesë, arrestohet 44-vjeçari. I dënuar më parë për vrasje

    Furnizoi protestuesit me mjete piroteknike/ Arrestohet i riu, sekuestrohen 344 kuti me vlerë 40 mijë euro

    Tensionohet situata në Lezhë/ Nisin përplasjet mes protestuesve dhe policisë, efektivët goditen me gurë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Furnizoi protestuesit me mjete piroteknike/ Arrestohet i riu, sekuestrohen 344 kuti me vlerë 40 mijë euro
    Aktualitet

    Furnizoi protestuesit me mjete piroteknike/ Arrestohet i riu, sekuestrohen 344 kuti me vlerë 40 mijë euro

    October 16, 2026
    Furnizoi protestuesit me mjete piroteknike/ Arrestohet i riu, sekuestrohen 344 kuti me vlerë 40 mijë euro

    Policia ka zbuluar një banesë në rrugën “Jargavani” në Tiranë, ku magazinoheshin lëndë piroteknike të dyshuara si të kontrabanduara, dhe ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar.

    Gjatë kontrollit, janë sekuestruar 344 kuti me lëndë piroteknike të llojeve të ndryshme, me vlerë rreth 40 mijë euro.

    Sipas policisë, i riu dyshohet se i furnizonte me këto lëndë persona të maskuar dhe të dhunshëm gjatë protestave të tri ditëve të fundit.

    Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës.

    Njoftimi i policisë:

    Zbulohet një banesë ku ishin magazinuar lëndë piroteknike të kontrabanduara, dyshohet për t’ua shitur pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, arrestohet 24-vjeçari. Sekuestrohen 344 kuti me lëndë piroteknike të ndryshme, me vlerë rreth 40 000 euro.

    Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që kishte magazinuar në banesë sasi të konsiderueshme lëndësh piroteknike, me qëllim përdorimin për qëllime të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Fireworks”. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë 24-vjeçari.

    Nga kontrolli në katin e parë të banesës së 24-vjeçarit, në rrugën “Jargavani”, u gjetën 344 kuti me lëndë piroteknike, që dyshohet se ky shtetas ua furnizonte personave të maskuar e të dhunshëm gjatë protestave të tri ditëve të fundit.

    Vijojnë kontrollet dhe veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    344 kuti piroteknike 40 mijë euro arrestim në Tiranë arrestohet i riu dhuna në protesta furnizimi i protestuesve hetime policore materiale piroteknike mjete piroteknike policia e shtetit Protesta në Tiranë rendi publik sekuestrim piroteknikash siguria gjatë protestave
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kishte fshehur armë dhe kokainë në banesë, arrestohet 44-vjeçari. I dënuar më parë për vrasje

    October 16, 2026

    Furnizoi protestuesit me mjete piroteknike/ Arrestohet i riu, sekuestrohen 344 kuti me vlerë 40 mijë euro

    October 16, 2026

    Tensionohet situata në Lezhë/ Nisin përplasjet mes protestuesve dhe policisë, efektivët goditen me gurë

    October 16, 2026

    Sulmi ndaj Qendrës së Ndihmës Juridike, Gogu: Protesta po përdoret nga të tjerë, studentët nuk përfaqësohen nga dhuna

    October 16, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.