Krime kundër shqiptarëve, e cilësojnë gjimnazistët e Korçës, atë që qeveria po bën me të rinjtë.
Teksa kanë bojkotuar mësimin në ditën e tretë të protestave mbarëkombëtare, të rinjtë shprehen se Rama po sjell milici serbe për të shuar revoltën që ka mbërthyer vendin, ndërsa shprehen se nuk do të dorëzohen përballë reprezaljeve dhe dhunës policore.
Të tjerë shprehen se janë ngritur në protestë, si pasojë e kushteve aspak dinjitoze të pagës, e cila sipas tyre nuk u del për të mbyllur shpenzimet mujore.
‘Do vazhdojë më shumë, deri sa Rama të japë dorëheqjen, jo nga Korça por në çdo qytet të Shqipërisë’, u shpreh një prej tyre.
© SYRI.net