E premte, 16 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Protesta në Tiranë/ Pas tre ditësh në kaos, një grup i vogël të rinjsh mblidhen në qendër, s’ka organizim dhe pjesëmarrje

Pas tre ditësh protestë të dhunshme, djegie biznesesh e shkatërrim institucionesh, apo arrestime masive, këtë të premte situata paraqitet më e qetë.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj, i cili ndodhet në terren, raporton se aktualishte në sheshin “Skënderbej” ndodhet vetëm një grup i vogël të rinjsh, kryesisht adoleshentë.

Reklamë

Ndryshe nga ditët e mëparshme, ku studentët dhe qytetarët mbushnin rrugët, sot duket se nuk ka organizim dhe pjesëmarrje.

Duke qenë se protesta nuk ka pasur një “kokë” drejtuese, njoftimet për tubime, vendin dhe orën, shpërndaheshin në rrjetet sociale.

Reklamë

Për këtë të premte, datë 16 tetor 2026, nuk ka ende një shpërndarje njoftimi.

Ndërkohë që në disa qytete të tjera si Shkodër, Korçë, Laç e Burrel ka nisur grumbullimi i të rinjve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.