Egnatia e nisi pozitivisht aventurën e saj të parë në Fazën e Ligës në Conference League teksa barazoi 1-1 me Midtjylland në sfidën e zhvilluar në mbrëmjen e 15 tetorit në ‘Elbasan Arena’.

Portali i specializuar në analizat statistikore të ndeshjeve ‘Sofascore’ përpiloi formacionin më të mirë të këtij raundi ku përfshihet edhe një prej futbollistëve të Egnatias.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Enea Bitri që sipas këtij portali ishte edhe futbollisti me notën më të lartë teksa u vlerësua me 8.6.

Paraqitja e Bitrit në këtë ndeshje ishte solide dhe kjo bëri që ai të jetë pjesë e formacionit të raundit të parë të  Conference League sipas Sofascore’.

 

Top Channel