Berisha poston pamjet: Narkobanditët e padrinos që thyen xhamat në ”Qyteti Studenti”
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar pamje që sipas tij tregojnë persona të përfshirë mbrëmjen e së enjtes në thyerjen e xhamave në ambientet e Qytetit Studenti në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka reaguar me tone të ashpra, duke i cilësuar personat e shfaqur në pamje si “narkobanditët e padrinos”. Publikimi vjen në një kohë kur ngjarjet që lidhen me rendin dhe sigurinë publike vijojnë të jenë pjesë e debatit politik në vend.

