“Shpërndahuni”/ Tensione në Lezhë, një nxënës rrezohet teksa ndiqej nga policia, qytetarët i vijnë në ndihmë

16/10/2026 11:26

Përshkallëzohet situata në Lezhë teksa përplasjet mes policisë dhe protestuesve vijojnë.

Nga pamjet e siguruara nga korrespondentja e Top Channel në Lezhë, Brixhilda Deda, e cila po ndjek nga afër zhvillimet, vërehet një nxënës i shtrirë në tokë.

Sipas informacioneve ai është rrezuar teksa po ndiqej nga efektivët e policisë, ndërsa kujtojmë se më herët një vajzë mbeti e gjakosur pasi u godit nga gurët që po hidheshin drejt policisë.

Situata në Lezhë vijon e tensionuar.

Top Channel