Përshkallëzohet situata në Lezhë ku raportohet se vazhdimisht ka përplasje mes policisë dhe të rinjve protestues.
Nga pamjet e siguruara nga korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Deda, e cila po ndjek nga afër zhvillimet, vërehet një nxënës i shtrirë në tokë.

Sipas informacioneve, u rrëzua teksa ndiqej nga efektivët. Po sot, një vajzë mbeti e gjakosur, e goditur nga gurët që po hidheshin drejt policisë.

Po ashtu, raportohet bllokimi i rrethrrotullimit të Shkodrës. Krahas Tiranës, Lezhës e Shkodrës, sot ka protesta edhe në Elbasan, Gramsh, Burrel, Laç, Vlorë e Korçë. Në disa prej qyteteve raportohen tensione.