Lajmi i fundit

LIVE - 'Rama jepe dorëheqjen' - Revolta në Tiranë e në rrethe

Avokati i vënë në dispozicion nga PD: Komisariati nr. 3 mbyll dyert nuk jep informacion për protestuesit e arrestuar

Avokati i vënë në dispozicion nga PD: Komisariati nr. 3 mbyll dyert nuk jep informacion për protestuesit e arrestuar

10:43, 16/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një prej avokatëve të vënë në dispozicion nga Partia Demokratike për të ofruar mbështetje ligjore për protestuesit, Franc Nuri, ka publikuar pamjet dhe ka denoncuar përmes një postimi publik, situatën në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, ku familjarët dhe avokatët e protestuesve të shoqëruar dhe të arrestuar nuk kanë mundur të marrin informacion mbi gjendjen dhe statusin e tyre ligjor.

Nuri bën me dije se deri në orët e para të mëngjesit, dyert e komisariatit kanë qëndruar të mbyllura për qytetarët, familjarët dhe avokatët.

Sipas tij, policia nuk jep informacion të saktë dhe të përditësuar mbi personat e ndaluar, duke penguar ushtrimin e detyrës nga avokatët.

Reagimi i plotë:

Kjo është gjendja në Komisariatin Nr. 3 në Tiranë!

Deri ne orët e para te mëngjesit, dyert mbahen te mbyllura për qytetarët, familjarët dhe avokatët e protestuesve të shoqëruar e të arrestuar.

Policia refuzon të japë informacion të saktë dhe të

përditësuar mbi gjendjen dhe statusin e tyre ligjor, duke penguar avokatet né ushtrimin e detyrës.

Cenohen të drejtat më minimale kushtetuese, e drejta e mbrojtjes dhe e informimit!

VIDEO

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco