Grupi i xhirimit i Syri Tv me gazetare Albana Aliaj u bë dëshmitarë i një arrestimi të dhunshëm dhe goditjes me shkop gome të dy adoleshentëve. Ndërsa gazetarja Albana Aliaj po raportonte për situatën ku gjimnazistë të qytetit kanë dalë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protest për të kërkuar dorëheqjen e Ramës, një grup policësh me shkopinj gome iu vërsulën fëmijëve.
Në një moment ata ndaluan dhe shtrinë për tokë dy adoleshentë. Ndërsa njërin prej tyre e lirojnë, një tjetër e mbajnë të shtrirë në tokë dhe e godasin me shkop gome edhe pse ai thotë se nuk kishte bërë asgjë thjesht po ecte.

Shoku i tij tha se policia po merret me fëmijë ndërsa lënë të lirë trafikantët e drogës.
© SYRI.net