Kishte fshehur në banesë 2 armë dhe kokainë, në pranga 44-vjeçari në Tepelenë, i dënuar më parë për vrasje
Një 44-vjeçar është vënë në pranga këtë të premte në Tepelenë, pasi në banesën e tij janë gjetur dy armë zjarri pa leje dhe një sasi kokaine.
Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë S. L., 44 vjeç, i cili rezulton të jetë dënuar më parë për vrasje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe punës operative, me objektiva mbikëqyrjen e shtetasve me precedentë penalë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, finalizuan operacionin e koduar “Historiku”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrollet u konstatua se 44-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje, mbante pa leje, në banesën tjetër të tij, në fshatin Majkosh, Tepelenë, 1 armë zjarri (pistoletë) me municion dhe 1 armë sportive. Gjithashtu, në banesë iu gjet një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Konfrontime mes policisë dhe të rinjve në Vlorë, protestuesit tentojnë të prishin murin e projektit të Muzeut Hebraik
Tensionohet situata në Korçë, protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nis shoqërimet
Ministrja e Ekonomisë: Filialet e Postës në funksion të qytetarëve dhe pensionistëve
- 11:53 Italia dhe Spanja i japin fund mosmarrëveshjes kufitare pas bisedimeve Meloni-Sanchez
- 11:38 Konfrontime mes policisë dhe të rinjve në Vlorë, protestuesit tentojnë të prishin murin e projektit të Muzeut Hebraik
- 11:27 Sfidat e sigurisë për Iranin rëndohen nga rritja e kryengritjes së armatosur brenda vendit
- 11:19 Tensionohet situata në Korçë, protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nis shoqërimet
- 11:19 Dita e katërt e protestave, studentët dhe gjimnazistët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit
- 11:12 Ministrja e Ekonomisë: Filialet e Postës në funksion të qytetarëve dhe pensionistëve