E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Edhe unë e kam djalin në protestë”, komandanti i FNSH-së mes protestuesve: Nuk e heq kapelen, duhet të ushqej familjen

Komandanti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) ka biseduar me protestuesit ditën e sotme, duke u shprehur se se do të verifikohen pamjet filmike nga protesta dhe do të merren masa ndaj efektivëve që kanë hedhur gurë.

Ai u shpreh gjatë bisedës se edhe djali i tij ndodhej mes protestuesve dhe përgjigjes për të hequr kapelen ju pergjigj: “Më lini të bëj detyrën! Do të ushqehet familja”.

Reklamë

“Nuk është e ligjshme që policia ka hedhur gurë. Do të shikohen filmimet dhe do të merren masa. Jam komandanti i FNSH-së, jap përgjigje vetëm për këto forca. Ju eci mbarë! Edhe unë kam djalin në protestë. Më lini të bëj detyrën! Do të ushqehet familja, do të zbatohet ligji, do të mbrohet shteti”, u shpreh ai gjatë bisedës me protestuesit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.