Aktualitet

Protesta te Rruga e Durrësit, disa prej bizneseve nxjerrin “truproja” te dera!

Me protestat që në Tiranë, fillimisht e kanë epiqendrën te Ministria e Arsimit, një pjesë e madhe e bizneseve përgjatë Rrugës së Durrësit është mbyllur.

Kjo nga frika se mund të bien pre e sulmeve dhe shkatërrimit nga protestuesit, por disa të tjerë kanë zgjedhur që të qëndrojnë hapur. Këta të fundit kanë menduar edhe të marrin masa.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, në pjesën e jashtme të një prej bizneseve qëndrojnë tre persona, për të siguruar që protestuesit të mos e prekin.

Por, pjesa dërrmuese e bizneseve në zonë e ka mbyllur aktivitetin, duke ulur qepenat. Pronarët kanë lënë edhe sot mesazhe drejtuar protestuesve:

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.