Top News – Autobusi përplaset me trenin / Aksident pranë tunelit të La Manshit, 19 të lënduar
16/10/2026 12:19

Të enjten në mbrëmje, një autobus u përplas me një tren të ndaluar në zonën e imbarkimit të automjeteve për në Tunelin e Kanalit të La Manshit, në Francë. Si pasojë, mbetën të lënduar shoferi dhe 18 pasagjerë, bënë të ditur autoritetet. Pesë persona pësuan lëndime të rënda, por jeta e asnjërit prej tyre nuk duket të jetë në rrezik, deklaruan zyrtarët. Minibusi po transportonte shoferë kamionësh të kombësive të ndryshme, të cilët po përgatiteshin të udhëtonin me një tren "LeShuttle", shërbim që transporton automjete dhe pasagjerët e tyre përmes tunelit. Zona përreth hyrjes së tunelit u bllokua të enjten në mbrëmje, raportuan korrespondentët e AFP-së nga vendngjarja, ku ishin të pranishëm një helikopter dhe disa automjete të shërbimeve të urgjencës. Prokuroria lokale njoftoi se është hapur një hetim mbi dyshimin për shkaktim të lëndimeve pa dashje. Zyrtarët thanë se trafiku i mallrave nuk u ndërpre, ndërsa shërbimet e trenave të pasagjerëve të "Getlink" u pezulluan për një orë, kohë gjatë së cilës ekipet e urgjencës u kujdesën për të lënduarit. Më pas qarkullimi u kthye në normalitet. Kompania hekurudhore e pasagjerëve "Eurostar" bëri të ditur se shërbimet e saj nuk janë prekur nga ngjarja. Me një gjatësi prej 50 kilometrash, Tuneli i Kanalit të La Manshit është infrastruktura më e gjatë e këtij lloji në botë. Ai lidh Francën veriore me Folkestone-in në Angli, që nga viti 1994. Tuneli menaxhohet nga kompania "Getlink" dhe përdoret çdo ditë nga qindra trena.

Top News – Autobusi përplaset me trenin / Aksident pranë tunelit të La Manshit, 19 të lënduar
16/10 12:19
Top News – Ekzekutimi do transmetohej ‘live’ / Trump anulon planin e sekretarit të luftës Hegseth
16/10 12:17
Top News – Urdhri erdhi nga Shtëpia e Bardhë / Zbulohet kush e ndëshkoi Ukrainën për Starlinkun
16/10 12:15
Top News – BE ‘rreshtohet’ në krah të Zelenskit / Trump i quan sulmet ukrainase në Rusi ‘një turp’
16/10 12:12
Top Channel/ Protesta në Tiranë, protestuesit thirrje policisë: Hiqni kapelet, edhe ju jeni njësoj….
16/10 12:10
Top News – Katër të vrarë në një shkollë fillore / Të shtëna në SHBA, tre fëmijë mes viktimave
16/10 12:10
Top News- 24 vjeçari, 40 mijë euro fishekzjarre/ Dyshohet se i shpërndante në protestë, arrestohet
16/10 12:07
Top Channel/ Protesta në Tiranë, bllokohet ‘Myslym Shyri’, protestuesit ulen në rrugë dhe…
16/10 11:56
Top Channel/ Tensione në Lezhë, përshkallëzohet situata, një nxënës rrëzohet teksa ndiqet nga…
16/10 11:37
Top Channel/ Bizneset ulin qepenat, mesazhe “me zemra” për protestuesit: Mos na shkatërroni mundin
16/10 11:27
Top Channel/ Sot dita e katërt e protestës në kryeqytet, nis grumbullimi në Sheshin Skënderbej
16/10 11:23
Top News – Policia parandalon protestën në Korçë
16/10 11:19
Top Channel/ Protesta në Lezhë, plagoset nga gurët në fytyrë një vajzë
16/10 11:11
Top News – Sërish protestë në Vlorë, studentë e qytetarë dalin në rrugë
16/10 11:10
Top Channel/ Nis protesta edhe në Vlorë, studentët e Ismail Qemalit bojkotojnë mësimin
16/10 11:03
Top Channel/ Protesta e studentëve, sulmohet selia e PS në shkodër, thyhet xhamat dhe…
16/10 11:01
Top Channel/ Grumbullohen protestuesit edhe në Korçë, e moshuara mesazh të fortë për protestën…
16/10 10:51
Top Channel/ Pritet proteste në Bulqizë dhe Peshkopi, gjimnazistët mblidhen në…
16/10 10:51
Top Channel/ Tensionohet situate në Elbasan, protestuesit i vënë flakë kazanëve të mbeturinave
16/10 10:31
Top Channel/’Rama ka vënë 20 hajdutë dhe thotë faji s’është i imi’, qytetari i revoltuar shpërthen…
16/10 10:26