Aktualitet

“Protestuesit që u la në burg, iu gjetën disa karta banke”, flet avokati!

Pas seancës së sotme për masat e sigurisë të të arrestuarve të 13 tetorit, një prej përfaqësuesve ligjorë të të ndaluarve në Tiranë, avokati Marash Logu deklaroi se protestuesit që ishin në spital gjatë këtyre ditëve kanë patur shenja të dukshme të dhunës së ushtruar nga policia.

Ai i cilësoi të pabazuara kërkimet e prokurorisë dhe vendimin e gjykatës, duke vërejtur se nuk kishte prova për të justifikuar masat e tyre.

Ajo që u provua ishte vetëm fakti se kishin marrë pjesë në protestë, deklaroi avokati Logu duke shtuar se ky fakt nuk përbënë vepër penale.

Në vijim, bëri me dije se për personat që u lanë në “arrest shtëpie”, u pretendua se kishin kundërshtuar forcat e policisë.

Sipas Logut, të ndaluarit shpjeguan se kishin ndërhyrë për të ndaluar dhunën që po ushtrohej nga policia ndaj studentëve, kryesisht ndaj vajzave.

Për personin që u la në “arrest në burg” avokatët shpjeguan se prokuroria pretendoi se i ishin gjetur me vete karta të një banke.

Në ditët në vijim pritet të vlerësohen në gjykatë ndalimet e protestuesve të tjerë të kryera nga policia gjatë këtyre ditëve.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.