Aktualitet

Çfarë po ndodh me protestën në Tiranë? Pamjet live!

Protestat në Tiranë vijojnë në ditën e katërt, por vihet re se deri më tani nuk ka sulme drejt institucioneve. Mes gjimnazistëve e nxënësve që kanë bojkotuar mësimin, ka një numër të konsiderueshëm protestuesish të maskuar.

Policia ka marrë masat, por deri më tani nuk regjistrohen incidente serioze. Protestuesit kanë vijuar me bllokimin e rrugëve me kosha mbeturinash që më pas i djegin, ulen për pak kohë në disa segmente ose shkulin kangjellat.

Ndalesa e parë e itinerarit ishte Ministria e Ekonomisë, iu drejtuan më pas asaj të Arsimit dhe tani vijon marshimi, pa një itinerar të qartë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.