Ambasada e Izraelit në Tiranë njoftoi mbylljen e saj të përkohshme. Çështjet konsullore urgjente thotë selia diplomatike e Tel Avivit, do të mund të vlerësohen në numrin telefonik emergjent të Ambasadës.
Godina e ambasadës izraelite ndodhet në një nga zonat ku protestuesit kalojnë më shpesh gjatë lëvizjeve të tyre nëpër Tiranë, përballë Katedrales ortodokse në kryeqytet në aksin rrugor që lidh qendrën më zonën e ish bllokut.
"Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur. Rihapja e Ambasadës do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata. Për çështje urgjente konsullore, ju lutemi të kontaktoni numrin e telefonit të emergjencës së Ambasadës. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe do t’ju informojmë për çdo zhvillim të mëtejshëm, sipas nevojës. Ambasada e Izraelit në Tiranë", thuhet në njoftim.
Në një tjetër njoftim, Ambasada e Izraelit thekson se për mbylljen e saj po veprohet ngjashëm siç kanë vepruar bizneset e tjera në zonat e protestave, që kanë ulur qepenat.
"Dëshirojmë të sqarojmë se, ngjashëm me bizneset e tjera që u mbyllën për disa orë në zonat e protestës, edhe ambasada u mbyll më herët sot. Ambasada po vepron si zakonisht dhe po ofron shërbimin e kërkuar për ata që kanë nevojë", thuhet në reagimin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Protesta/ Bulevardi kthehet në ‘shesh beteje’, breshëri gurësh ndaj policisë! Protestuesit vënë zjarre nëpër rrugë! Sulm Kuvendit, djegin derën e Ministrisë së Ekonomisë




