Aktualitet

Albana Koçiu akuza për Sali Berishës: Po i armatos të miturit si mercenarë!

Zv/kryeministrja Albana Koçiu  ka akuzuar Sali Berishën se po i armatos studentet si “mercenarë” e po I përdor sipas saj si “mish për top” në protestat e dhunshme që kanë tronditur kryeqytetin në mbi 3 dekada.

Përmes një videoje ku shfaqet aktivistja e PD-së Ilirjan Koçana dhe një grup protestuesish të rinj, në çantat e të cilëve ka çekiçë, sende të forta e lëndë plasëse,  Koçiu akuzon Berishën dhe opozitën se po shfrytëzojnë të miturit për qëllimet e tyre politike, duke e cilësuar këtë si strategjinë e një opozite të falimentuar moralisht dhe politikisht.

“Sado të përpiqet Saliu dhe çeta e tij huligane, që nuk heziton të shfrytëzojë as të miturit për hallin e tyre, Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas në flakë, kaos e në tym”, premton ajo.

“Detyra jonë është t’i japim të rinjve aspiratën e Shqipërisë Europiane, hapësirat e zhvillimit dhe mundësitë e së ardhmes, jo shishen me benzinë e molotovin e së shkuarës”, shton Koçiu.

Deklarata e plotë: 

Mos e prek studentin me dorë, por armatos të mitur si mercenarë dhe nisi si mish për top. Kjo është e vetmja strategji e një opozite të falimentuar moralisht dhe politikisht. Sado të përpiqet Saliu dhe çeta e tij huligane, që nuk heziton të shfrytëzojë as të miturit për hallin e tyre, Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas në flakë, kaos e në tym. Detyra jonë është t’i japim të rinjve aspiratën e Shqipërisë Europiane hapësirat e zhvillimit dhe mundësitë e së ardhmes, jo shishen me benzinë e molotovin e së shkuarës.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.