E rëndë në Vaun e Dejës, burri plagos bashkëshorten me sqepar! Në gjendje kritike në spital

16 Tetor 2026 | 14:01

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Vaun e Dejës. Raportohet se një burrë ka qëlluar bashkëshorten e tij me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rëndë në trup. Fatkeqësisht ajo ndodhet në rrezik për jetën.

Krimi brenda familjes ndodhi rreth orës 13:00 të ditës së sotme. 68-vjeçarja e plagosur është identifikuar si Zina Krajni.

E dëmtuara është transportuar me një autoambulancë drejt spitalit rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia vendore e Shkodrës menjëherë ka bërë të mundur arrestimin e bashkëshortit të saj i cili dyshohet se është personi që e qëlloi me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Janë ende të paqarta motivet e krimit në familje ndërsa në vendngjarje forcat e policisë po vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.

“Vau i Dejës/Informacion paraprak Rreth orës 13:00, në fshatin Barbullush, shtetasi V. K. 73 vjeç, dyshohet se ka goditur me çekiç, në kokë, bashkëshorten e tij, shtetasen L. K., 68 vjeçe,e cila është dëmtuar rëndë.

Shtetasi V. K. është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studentët nuk tërhiqen, nuk largohen pas ujit të hedhur nga policia! Hedhin koshat e mbeturinave në rrugë

Situata përpara Ministrisë së Arsimit vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa protestat e të rinjve po përshkallëzohen. Protestuesit kanë marrë koshat e mbeturinave dhe i...
14:20 | 16/10/2026

Vajzat në rreshtin e parë të protestës, lidhen krah për krah para Ministrisë së Arsimit

Një formë e re proteste po zhvillohet këtë të premte përpara Ministrisë së Arsimit, ku një grup vajzash janë vendosur në rreshtin e parë, të...
13:57 | 16/10/2026

Bllokohet hyrja te gjimnazi “Ali Demi” në Vlorë, nxënësit nuk lejohen të dalin nga shkolla! Forca të shumta policie

Për shkak të protestës që po zhvillohet në Vlorë, nxënësit e gjimnazit “Ali Demi” nuk po lejohen të dalin nga ambientet e shkollës. Sipas raportimeve,...
13:50 | 16/10/2026