Top News – Të ndaluarit e ditës së parë. Gjykata jep masat e sigurisë për 19 persona
16/10/2026 14:14

19 protestuesve u janë caktuar masa sigurie pas protestave të zhvilluara në Tiranë. Gjykata ka vendosur arrest me burg për një person, arrest në shtëpi për gjashtë të tjerë dhe detyrim paraqitjeje për 12 protestues. Mes personave ndaj të cilëve është caktuar masa e arrestit në shtëpi është edhe Klevi Metaj, ndërsa Abudllah Thaci është lënë në arrest me burg. Pas vendimit të gjykatës, avokatët e disa prej protestuesve reaguan për masat e sigurisë të caktuara ndaj personave të arrestuar gjatë ditës së parë të protestës. Avokati Marash Logu tha se, sipas tij, prokuroria kishte paraqitur si provë vetëm pjesëmarrjen në protestë. Ai argumentoi se pjesëmarrja në një protestë nuk përbën vepër penale dhe nuk mund të shërbejë si bazë për arrestim apo për caktimin e një mase sigurie. Sipas avokatit, gjykata caktoi arrest me burg për një protestues, arrest në shtëpi për gjashtë të tjerë dhe detyrim paraqitjeje për 12 persona. Logu deklaroi gjithashtu se shtatë prej protestuesve kishin shenja dhune. Ai tha se Klevis Meta ndodhet në Spitalin e Traumës dhe pretendoi se protestuesit ishin dhunuar gjatë ndalimit, shoqërimit dhe mbërritjes në komisariat. Ndërkohë, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se personat e paraqitur para gjykatës ishin studentë. Sipas saj, ata paraqitën prova për dhunën që pretendojnë se është ushtruar ndaj tyre nga policia.

Top News – Adoleshentët me ‘plagë lufte’ / Policia franceze nën akuzë pas protestave në shkolla
16/10 14:14
Top News – Të ndaluarit e ditës së parë. Gjykata jep masat e sigurisë për 19 persona
16/10 14:14
Top News – Trump flet me Rusinë dhe Kinën / Diskuton për denuklearizimin pas skadimit të New Start
16/10 14:13
Top News- Protestuesi tërhiqet ‘zvarrë’ nga efektivët në rrugën e Durrësit, tensione në protestë
16/10 13:55
Top Channel/ Protesta në Tiranë, nis përplasja te Ministria Arsimit, hidhen gurë ndaj efektivëve
16/10 13:50
Top Channel/ Nis tensioni te Ministria e Arsimit, policia shpërndan protestuesit me ujë dhe gaz…
16/10 13:36
Top Channel/ Protesta në Lezhë, momenti kur efektivi i policisë shoqërohet në spital
16/10 13:21
Top News – Musk prezanton makinën fluturuese / Tesla e re ‘Roadster’, 100 km në orë për 1 sekondë
16/10 13:16
Top News – Ekzekutimi do transmetohej ‘live’ / Trump anulon planin e sekretarit të luftës Hegseth
16/10 13:16
Top Channel/ Protesta në Korçë, avokati shpërthen në shesh: Çohuni nga kafja o legena, po ju….
16/10 13:05
Top News – Protesta në gjithë vendin. Nga Shkodra në Vlorë, të rinjtë dalin në rrugë e sheshe
16/10 13:02
Top News – “Hiq kapelën”/ Kreu i FNSH debaton me protestuesit: Ju kam xhan, protestoni paqësisht!
16/10 13:01
Top Channel/ Arrestime të dhunshme të gjimnazistëve në Dibër, policia shan dhe ofendon adoleshentët
16/10 12:57
Top Channel/ Studentët në Vlorë vijojnë protestën, marshojnë nga bulevardi drejt bashkisë
16/10 12:56
Top Channel/ Protestuesit shkatërrojnë kamerat te Rruga e Kavajës, e shkulin dhe…
16/10 12:55
Top Channel/ Tensione në Lezhë, përplasje me policinë gjatë protestës. Ka disa të shoqëruar
16/10 12:52
Top Channel/Të lënduarit në protestë, në spital po trajtohen policë e protestues që kanë marrë plagë
16/10 12:52
Top Channel/ Dita e katërt e protestës, të rinjtë po marshojnë paqësisht në rrugët e kryeqytetit
16/10 12:51
Top Channel/Në gjyq të kapurit e protestës një në burg, të tjerët arrest shtëpie e detyrim paraqitje
16/10 12:50
Top Channel/ Nis protesta edhe në Pogradec, gjimnazistët marshojnë në rrugët e qytetit
16/10 12:43