Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dogana pezullon nga detyra punonjësin në Durrës për korrupsion

    Protestat e dhunshme, dëmtohen mbi 15 filiale bankash/ Ibrahimaj qetëson qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

    Protestat e dhunshme/ Rama: Pa rezervë e dua Shqipërinë, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon përtokë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Dogana pezullon nga detyra punonjësin në Durrës për korrupsion
    Aktualitet

    Dogana pezullon nga detyra punonjësin në Durrës për korrupsion

    October 16, 2026
    Dogana pezullon nga detyra punonjësin në Durrës për korrupsion

    Dogana ka pezulluar nga detyra një punonjës të Degës Doganore Durrës, pasi dyshohet se është përfshirë në veprime korruptive.

    Sipas njoftimit zyrtar të Doganës Shqiptare, informacionet janë siguruar përmes rrugëve operative ku pas verifikimit të tyre është ngritur një grup hetimor ku kanë kryer veprimet e nevojshme.

    Ndërkohë institucioni njofton se materialet procedurale janë referuar pranë organit kompetent për veprën penale, ku punonjësi është pezulluar menjëherë nga detyra.

    Njoftimi:

    Në vijim të angazhimit institucional për garantimin e integritetit profesional dhe luftën ndaj paligjshmërisë dhe korrupsionit, Administrata Doganore ka siguruar informacione përmes rrugëve operative, ku është konstatuar dhe vërteruar një rast i përfshirjes së një punonjësi të Degës Doganore Durrës (me inicialet K.D.) në veprime të paligjshme korruptive.

    Menjëherë pas verifikimit të këtyre të dhënave, është ngritur grupi hetimor për kryerjen e veprimeve të nevojshme.

    Si masë e menjëhershme, punonjësi në fjalë është pezulluar nga detyra dhe materialet proceduriale janë referuar pranë organit kompetent për veprën penale.

    Dogana Shqiptare mbetet e vendosur në zbatimin e parimit të tolerancës zero ndaj çdo abuzimi me detyrën, duke ftuar qytetarët dhe strukturat e tjera të bashkëpunojnë për denoncimin e çdo shkeljeje ligjore.

    administrata doganore aktualiteti shqiptar Doganat shqiptare drejtësia në Shqipëri Durrës hetim për korrupsion institucionet shtetërore kontrolle në doganë korrupsion në doganë lufta kundër korrupsionit pezullim nga detyra punonjës dogane shkelje ligjore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dogana pezullon nga detyra punonjësin në Durrës për korrupsion

    October 16, 2026

    Protestat e dhunshme, dëmtohen mbi 15 filiale bankash/ Ibrahimaj qetëson qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

    October 16, 2026

    Protestat e dhunshme/ Rama: Pa rezervë e dua Shqipërinë, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon përtokë

    October 16, 2026

    Pas marshimit, protestuesit u rikthehen sulmeve, gurë drejt Ministrisë së Arsimit

    October 16, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.