Aktualitet

Goditi me çekiç në kokë bashkëshorten, arrestohet autori i dyshuar në Vaun e Dejës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Barbullush, në Vau të Dejës, ku një 73-vjeçar dyshohet se ka goditur me çekiç në kokë bashkëshorten e tij 68-vjeçare, duke e lënë të plagosur rëndë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00. Pas incidentit, i dyshuari është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ende nuk ka të dhëna të tjera zyrtare lidhur me motivet e këtij akti apo gjendjen shëndetësore të 68-vjeçares.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.