Pamjet shokuese dhe skandaloze të dhunës që policia po ushtron ndaj të rinjve që ushtrojnë të drejtën e tyre për protestuar nuk ndalen.
Në një video tjetër të siguruar nga Syri duket momenti kur një grup policësh me skafandra dhe mburoja i vërsulen të riut i cili ndodhet i vetëm në mes të rrugës.
Djali po rrinte në mes të rrugës i qetë, pa bërë asgjë. Në një moment efektivë të FNSH-së vrapojnë drejt tij. Njëri prej tyre e shtyn me forcë dhe e përplas mbi asfalt.
Pasi e fusin në mes e dhunojnë me shkop gome dhe më pas e tërheqin zvarrë. Dhe ndërsa e tërheqin zvarrë një prej policëve e godet me shkelma t'i thyejë këmbën.
Ndërkohë protestues të tjerë përpiqen ta shpëtojnë nga duart e policisë, forcat e FNSH-së vijojnë ta tërheqin zvarrë disa metra për ta futur në makinë.

Revolta e të rinjve shënon sot ditën e katërt dhe prej orës 11:00 ata po protestojnë para ministrisë së Arsimit.

© SYRI.net