• Kontakt
Friday, October 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gaz lotsjellës, dhunë dhe arrestime/ Si u përshkallëzua dita e katërt e protestave në vend

15:33 : 16/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve janë përshkallëzuar këtë të premte, më 16 tetor, duke sjellë përplasje të forta me Policinë në Tiranë dhe tensione në disa qytete të tjera të vendit.

Gazi lotsjellës, autobotët me ujë, shoqërimet e protestuesve dhe pamjet e dhunës kanë shoqëruar zhvillimet e ditës së katërt të protestave, ndërsa të rinjtë vijojnë të kërkojnë ndryshime në arsim, luftë kundër korrupsionit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në Tiranë, protesta është përqendruar sërish pranë Ministrisë së Arsimit, ku situata është tensionuar pas përplasjeve mes të rinjve dhe forcave të rendit. Protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve, ndërsa Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, duke shpërndarë turmën.

Pas ndërhyrjes së policisë, një pjesë e protestuesve është larguar përkohësisht në rrugët dytësore pranë Rrugës së Durrësit, por më pas janë rigrupuar sërish përpara ministrisë. Përplasjet kanë vijuar me episode të tjera tensioni dhe shoqërime të protestuesve nga efektivët.

Lexo edhe:

Dhuna ndaj të rinjve në protestë, ambulanca mbërrin në Bllokun e Sigurisë me të shoqëruarit

Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

Pamje të rënda nga ndërhyrja e Policisë

Gjatë protestës janë publikuar edhe pamje që tregojnë një efektiv duke rrëzuar një protestues në tokë dhe duke e goditur sërish ndërsa ai ndodhet i shtrirë.

Pamjet kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e ndërhyrjes së forcave të rendit, ndërsa deri në momentin e raportimit nuk ka informacion të konfirmuar mbi gjendjen shëndetësore të të riut.

Ndërkohë, përplasjet e ditëve të fundit kanë përfshirë edhe dëmtime të institucioneve dhe pronës publike e private.

Sipas Policisë, janë dëmtuar godina institucionesh, banka, biznese, bankomate, kamera dhe sinjalistika rrugore.

Tensione edhe në Durrës, shoqërohen studentë

Protesta është shtrirë edhe në Durrës, ku disa studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” janë shoqëruar nga Policia pas një përballjeje me efektivët në ambientet e jashtme të universitetit.

Të rinjtë po organizoheshin për t’u zhvendosur drejt qendrës së qytetit, ndërsa në një automjet ku ndodheshin disa prej tyre janë gjetur shishe molotovi.

Elbasani dhe qytetet e tjera në valën e protestave

Edhe në Elbasan janë raportuar dëmtime të elementeve të infrastrukturës rrugore, përfshirë shtylla ndriçimi, semaforë, tabela dhe kosha mbeturinash. Protestat janë shtrirë gjithashtu në qytete të tjera, mes tyre Shkodra dhe Korça, ku nxënës e studentë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë.

Në Vlorë janë raportuar momente tensioni mes protestuesve dhe efektivëve pranë Muzeut Hebraik, ndërsa një studente është ndier keq gjatë protestës. Në Lezhë janë publikuar pamje të një adoleshenti të gjakosur gjatë zhvillimeve. Edhe në Dibër janë raportuar pamje të ndërhyrjeve të policisë ndaj protestuesve.

Nga kërkesat për arsim te thirrjet për dorëheqje

Protestat nisën me kërkesa për përmirësimin e kushteve në arsim, por gjatë ditëve të fundit janë zgjeruar drejt pakënaqësisë për korrupsionin, mungesën e perspektivës pas diplomimit dhe qeverisjen. Në tubimet e zhvilluara në Tiranë, studentë, gjimnazistë dhe qytetarë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar, protestuesit paralajmërojnë se do të vazhdojnë të dalin në rrugë. Nga ana tjetër, Policia po vijon ndërhyrjet për të shpërndarë grumbullimet dhe për të parandaluar akte të tjera dhune.

Zhvillimet e sotme shënojnë një tjetër ditë të tensionuar për vendin, me përplasje dhe shoqërime në Tiranë de qytete të tjera të vendit.

Bilanci përfundimtar i të ndaluarve, të lënduarve dhe dëmeve të shkaktuara gjatë ditës mbetet për t’u konfirmuar.

Etiketa: Edi Ramaprotesteqeveriastudente

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhuna ndaj të rinjve në protestë, ambulanca mbërrin në Bllokun e Sigurisë me të shoqëruarit

15:16 : 16/10/2026
AKTUALITET

Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

15:02 : 16/10/2026
AKTUALITET

I riu vuan nga epilepsia, mbahet në dhomat e sigurisë pas arrestimit në protestë

15:00 : 16/10/2026
AKTUALITET

“Lironi çunat”/ Studentët protestojnë para Bashkisë dhe Drejtorisë së Policisë së Durrësit

14:35 : 16/10/2026
AKTUALITET

PAMJE TË RËNDA te Ministria e Arsimit/ Efektivi ‘plas’ përtokë protestuesin

14:27 : 16/10/2026
AKTUALITET

VIDEO/ Policët tërheqin zvarrë gjimnazistët, grushta e shqelma edhe pse janë të neutralizuar

13:55 : 16/10/2026

TË GJITHA

Gaz lotsjellës, dhunë dhe arrestime/ Si u përshkallëzua dita e katërt e protestave në vend

15:33 : 16/10/2026

Dhuna ndaj të rinjve në protestë, ambulanca mbërrin në Bllokun e Sigurisë me të shoqëruarit

15:16 : 16/10/2026

Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

15:10 : 16/10/2026

Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

15:02 : 16/10/2026

I riu vuan nga epilepsia, mbahet në dhomat e sigurisë pas arrestimit në protestë

15:00 : 16/10/2026

Atentati me tritol në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

14:41 : 16/10/2026

“Lironi çunat”/ Studentët protestojnë para Bashkisë dhe Drejtorisë së Policisë së Durrësit

14:35 : 16/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com