Lajmi i fundit

LIVE - 'Rama jepe dorëheqjen' - Revolta në Tiranë e në rrethe

Gazetarja e Syrit gozhdon drejtorin e policisë, A i keni parë pamjet e dhunës...

15:31, 16/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Drejtues i Lartë Dhimitraq Ziu, doli në një konferencë për median në lidhje me veprimet hetimore dhe policore të kryera në lidhje me protestat e dhunshme të ditëve të fundit.

Përveç formaliteteve drejtori anashkaloi përgjigjen e pyetjes që gazetarja e Syri Tv, Ambrozia Meta i bëri  lidhur me dhunën barbare që policia po ushtron ndaj të rinjve protestues që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama. Anashkaloi dhe përgjigjen për faktin që policia për të mbrojtur selinë e PS-së goditi me gurë dhe protestuesit, ndërsa kur ishte puna e djegies së filialeve të bankave apo dyqaneve qëndroi indiferente dhe nuk ndërhyri.

Pyetjet

Megjithatë në përgjigjet e tij ai tregoi qartë se çfarë thotë ligji për policinë, dhe që në realitet asnjëra nuk është zbatuar.

Ambrozia Meta: Cili protokoll lejon policin që në momentin që e shoqëron ta godasë në këtë mënyrë?

Dhimitraq Ziu: “Ne instruktojmë të jetë korekt e shembull përballë qytetarëve, pavarësisht se janë në rrezik kur ndërhyjnë e veprojnë. Të jeni të bindur se çdo veprim që bie në kundërshtim me këto standard hetohet

A janë marrë masa për efektivë që kanë kryer këto akte? A është model kjo dhunë? Apo sjellje individuale

"Të jeni të bindur se policia ka model standardin. Jemi  në hetim sepse monitorohen të gjithë punonjësit e policisë për veprimet e tyre. Cdo veprim  inspektohet dhe hetohet"

Pse nuk mbrojti policia bizneset private? Ju jeni polici e shtetit apo e PS-së?

"Në themel të ligjit policia e shtetit është e depolitizuar. Qytetarë institucione publike e private janë të barabarta dhe nuk ka asnjë njëanshmëri. Neve i përgjigjemi cdo lloj institucioni që shkakton dhunë.

Janë pamjet publike ku policia nuk ndërhyn, ndërsa në PS i qëlluan dhe me gurë vetëm që të mos i afroheshin selisë?

Nuk kanë dallim. Policia ka qenë e njëjtratshme pa asnjë dallim. Dhe ky është konstatim i saktë. Dhe për ata që ju thoni. Vazhdojnë hetimet" 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco