Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Albana Koçiu: Dhuna në Qytetin Studenti nuk përfaqëson studentët, Shqipëria nuk mbahet peng nga frika

    Pamjet e dhunës ndaj protestuesve, Ervin Demo konfirmon pezullimin e dy policëve

    Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, 56 protestues të arrestuar, 16 prej tyre të mitur! 97 nën hetim (EMRAT)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Albana Koçiu: Dhuna në Qytetin Studenti nuk përfaqëson studentët, Shqipëria nuk mbahet peng nga frika
    Aktualitet

    Albana Koçiu: Dhuna në Qytetin Studenti nuk përfaqëson studentët, Shqipëria nuk mbahet peng nga frika

    October 16, 2026

    Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka dënuar dhunën e një nate më parë në Qytetin Studenti, ku një hapësirë e dedikuar dijes dhe të ardhmes së të rinjve u kthye, sipas saj, në shënjestër të vandalizmit.

    Koçiu theksoi se djegia e institucioneve, shkatërrimi i bizneseve, frikësimi i qytetarëve dhe sulmet ndaj policisë nuk përfaqësojnë protestën e studentëve. Ajo nënvizoi se kërkesat e të rinjve meritojnë të dëgjohen, por dhuna dhe shkatërrimi nuk mund të justifikohen në emër të tyre.

    “Kjo nuk është protesta e studentëve! Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga dhuna, maskat dhe frika!”, është mesazhi i zëvendëskryeministres, e cila dënoi ngjarjet e regjistruara gjatë protestës.

    Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu:

    Qyteti “Studenti” vendi ku të rinjtë duhet të ndihen të sigurtë, dje u kthye në shënjestër të dhunës. Një hapësirë e dijes, e ëndrrave dhe e së ardhmes u shndërrua në skenë frike dhe vandalizmi.

    Jam sot këtu për të thënë qartë se ajo që po ndodh prej katër ditësh në Tiranë është e papranueshme!
    Institucione të djegura, biznese të shkatërruara, qytetarë të terrorizuar dhe punonjës policie të sulmuar.

    Kjo nuk është protesta e studentëve! Studentët nuk shkatërrojnë konviktet, nuk frikësojnë bashkëmoshatarët, nuk dhunojnë shkollat dhe vendin e tyre. Padiskutim, e kemi thënë në krye të heres se ata meritojnë të dëgjohen dhe kërkesat e tyre të marrin përgjigje.

    Shteti do të mbrojë qytetarët dhe çdo akt dhune do të hetohet deri në fund.
    Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga dhuna, maskat dhe frika!

    Kemi kapërcyer sprova shumë më të mëdha dhe do ta kapërcejmë edhe këtë.
    Shqipëria e ka zgjedhur të ardhmen e saj, zhvillimin dhe familjen europiane.

    Nga këtu dua të inkurajoj studentët që jetojnë në këto godina të jenë të qeta dhe dua po nga këtu të përcjell një falenderim për të gjithë efektivët e policisë së shtetit dhe dua të kërkoj nga të gjithë, lutem bashkëpunoni, policia e shtetit është aty për të garantuar sigurinë dhe rendin publik.

    dhuna Koçiu Studentët
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Albana Koçiu: Dhuna në Qytetin Studenti nuk përfaqëson studentët, Shqipëria nuk mbahet peng nga frika

    October 16, 2026

    Pamjet e dhunës ndaj protestuesve, Ervin Demo konfirmon pezullimin e dy policëve

    October 16, 2026

    Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, 56 protestues të arrestuar, 16 prej tyre të mitur! 97 nën hetim (EMRAT)

    October 16, 2026

    “Fushëbetejë” te Ministria e Arsimit/ Përplasje të forta, protestuesit me gurë, policia me ujë dhe gaz lotsjellës  

    October 16, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.