Aktet e dhunës ndaj protestuesve, pezullohen nga detyra 2 efektivë

16 Tetor 2026 | 16:32

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme, pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ku ata shfaqen duke tejkaluar kompetencat gjatë ndërhyrjes në një tubim. Për rastin është urdhëruar edhe nisja e hetimit disiplinor.

Sipas reagimit zyrtar të Policisë së Shtetit, vendimi është marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, menjëherë pas publikimit të pamjeve që, sipas institucionit, tregojnë tejkalim të detyrës dhe shkelje të parimit të proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në tubimin e zhvilluar në Tiranë.

Dy punonjësit e pezulluar janë identifikuar me inicialet E. P. dhe T. Ç., të cilët shërbenin në Patrullën e Përgjithshme.

Krahas pezullimit të menjëhershëm, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale të nisë hetimin disiplinor për të dy efektivët, me qëllim shqyrtimin e veprimeve të tyre gjatë ndërhyrjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensionet te Ministria e Arsimit, transportohet me ambulancë edhe një protestues tjetër! Nis marshimi

Një tjetër protestues është transportuar me ambulancë drejt spitalit. Sipas pamjeve, dyshohet se protestuesi kishte probleme nga gazi lotsjellës, ndërsa dyshohet gjithashtu se kishte edhe...
15:06 | 17/10/2026

Protesta në Shkodër, policia shoqëron disa të rinj pas djegies dhe rrëzimit të koshave të mbeturinave

Rreth orës 14:45 ka nisur edhe në Shkodër një marshim proteste në rrugët e qytetit. Të rinjtë, me flamuj kombëtarë në duar, po marshojnë të...
15:03 | 17/10/2026

Të lënduar nga plumbat e gomës gjatë protestës, ambulanca u jep ndihmën e parë të rinjve (VIDEO)

Disa të rinj janë lënduar gjatë protestës, pasi dyshohet se janë qëlluar me plumba gome. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, e cila u ka...
14:44 | 17/10/2026