Situata tensionohet para Kryeministrisë, ku policia ka mbushut me gaz lotsjellës bulevardin, duke e përdorur atë kundër studentëve dhe të rinjve që vijojnë prej 4 ditësh protestën.
Pavarësisht ndërhyrjes me gaz dhe ujë, të rinjtë vijojnë qëndresën, duke kërkuar largimin e Edi Ramës.
Zemërimi i studentëve dhe gjimnazistëve vijon të përshkallëzohet, ndërsa protesta kundër qeverisë nuk ndalet.













