Protesta edhe në Itali, sudentët në rrugë përplasen me policinë
Edhe në Itali studentët kanë zbritur në rrugë në mbarë vendin, duke u përleshur me policinë dhe duke mbajtur me kokë poshtë postera me fotot e politikanëve.
Me thirrjet “Financoni shkollën dhe jo luftën” dhe “Më pak armë dhe më shumë të drejta”, të rinjtë kanë mbushur rrugët në qytetet më të rëndësishme të vendit fqinj si Romë, Torino, Xhenova, Venecia, Padova, Trevizo dhe Kaliari.
Në Torino, studentët marshuan me thirrje kundër qeverisë, kryeministres Meloni, ministrit të Arsimit dhe politikanëve ekstremistë.
Pas verifikimit të përleshjeve me agjentët e policisë, të cilët u sulmuan me gurë, një grup pedagogësh zbriti në shesh dhe u vendos si kordon mes studentëve dhe efektivëve.
Në Romë, pas një demonstrate të mbajtur përpara Ministrisë së Arsimit me thirrje dhe gurë, manifestimi u mbyll pa tensione, por djemtë dhe vajzat lanë takim të premten e ardhshme për një asamble publike, me qëllim organizimin e lëvizjes studentore.
Në tubimin e sotëm në kryeqytetin italian, sipas njoftimeve të policisë italiane, morën pjesë rreth 5 mijë studentë.
Ndërkohë, në korteun e mbajtur në Milano, të rinjtë mbajtën me kokë poshtë fotot e kryeministres Meloni dhe ministrit të Jashtëm Tajani, me shenja duarsh me ngjyrë të kuqe, që simbolizojnë gjakun.
Gjithashtu, ata kundërshtuan edhe reformën e planifikuar në arsim, që largon nga shkollat fëmijët e emigrantëve, duke brorhoritur se “askush nuk është i huaj”.
Në shkallë vendi, pjesëmarrja në protestë ishte 400 mijë studentë.
Francë, a po manipulohen politikisht protestat në prag të zgjedhjeve?
Po planifikonte një sulm, dënohet me 20 vite burg norvegjezi në Britani! Akuza për lidhje me Iranin
Vatikani: Papa Leo do të udhëheqë lutjet e së dielës pas operacionit në mushkëri
- 17:13 QSUT për gjendjen e të lënduarve nga protesta: 5 persona janë paraqitur në spital, mes tyre 2 të mitur
- 16:45 Francë, a po manipulohen politikisht protestat në prag të zgjedhjeve?
- 16:36 Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin kapsolla e fishekzjarrë, policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës
- 16:34 Pezullimi i dy efektivëve nga protesta, Demo: Çdo shkelje e konstatuar do të marrë përgjigjen e merituar sipas ligjit
- 16:32 Aktet e dhunës ndaj protestuesve, pezullohen nga detyra 2 efektivë
- 16:17 Përplasje pranë Kryesisë së Kuvendit, policia përdor gaz lotsjellës